Skip to content

Vargje biblike për Ring: Given as a token

11 vargje · 5 aspekte

Vargje për Given as a token

  1. Atëherë mbreti hoqi nga dora unazën me vulën dhe ia dha Hamanit, Agagitit, birit të Hamedathas dhe armikut të Judejve.

  2. Ditën e trembëdhjetë të muajit të parë u thirrën sekretarët e mbretit dhe u redaktua një dekret, në bazë të të gjitha gjërave që kishte urdhëruar Hamani, për t'ua dërguar satrapëve të mbretit, qeveritarëve të çdo krahine dhe krerëve të çdo populli, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe çdo populli sipas gjuhës së tij. Dekreti u redaktua në emër të mbretit Asuero dhe u vulos me vulën e mbretit.

  3. Kështu mbreti hoqi unazën që i kishte rimarrë Hamanit dhe ia dhe Mardokeut. Pastaj Esteri e caktoi Mardokeun mbi shtëpinë e Hamanit.

  4. Esteri foli akoma para mbretit, ra në këmbët e tij dhe iu lut me lot ndër sy që të pengonte komplotin e keq të Hamanit, Agagitit, dhe planin që ai kishte menduar kundër Judejve.

  5. Atëherë mbreti zgjati skeptrin prej ari në drejtim të Esterit; kështu Esteri u ngrit, mbeti në këmbë para mbretit

  6. dhe tha: "Në se i duket mirë mbretit, në rast se kam gjetur hir në sytë e tij, në rast se çështja i duket gjithashtu e drejtë mbretit dhe në rast se gjej pëlqim nga sytë e tij, të shkruhet për të revokuar dokumentet e hartuara nga Hamani, bir i Hamedathas, Agagitit, që ai shkroi për të shkatërruar Judejtë që janë në të gjitha krahinat e mbretit.

  7. Si do të mund të rezistoja në fakt duke parë fatkeqësinë që do të godiste popullin tim? Ose si do të mund të rezistoja duke parë shkatërrimin e fisit tim?".

  8. Atëherë mbreti Asuero i tha mbretëreshës Ester dhe Judeut Mardoke: "Ja, unë i dhashë Esterit shtëpinë e Hamanit, dhe këtë e varën në trekëmbësh, sepse kishte dashur të shtrinte dorën e tij mbi Judejtë.

  9. Ju vetë shkruani një dekret në favor të Judejve në emër të mbretit, si t'ju duket më mirë, dhe vuloseni me unazën mbretërore, sepse vendimi i shkruar në emër të mbretit dhe i vulosur me unazën mbretërore është i prerë".

  10. Atëherë, më njëzet e tre të muajit të tretë, që është muaji i Sivanit, u thirrën sekretarët e mbretit dhe sipas gjithë atyre që Mardokeu kishte urdhëruar, u dërguan shkrime Judejve, satrapëve, qeveritarëve dhe krerëve të njëqind e njëzet e shtatë krahinave, nga India deri në Etiopi, çdo krahine sipas shkrimit të saj, çdo populli sipas gjuhës së tij, dhe Judejve sipas shkrimit dhe gjuhës së tyre.

  11. Kështu ai shkroi në emër të mbretit Asuero, duke vënë vulën me unazën mbretërore, dhe i dërgoi dokumentet me anë të korierëve që ngisnin kuaj të shpejtë, të lindur nga kuaj të racës.