Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Pontius Pilate: Allows Joseph of Arimathaea to take Jesus' body

7 vargje · 4 aspekte

Vargje për Allows Joseph of Arimathaea to take Jesus' body

  1. Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.

  2. Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t'ia dorëzonin trupin.

  3. Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.

  4. Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.

  5. Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.

  6. Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit.

  7. Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.