Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Pharisees: Come to Jesus with questions

9 vargje · 7 aspekte

Vargje për Come to Jesus with questions

  1. Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: ''A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?''.

  2. Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.

  3. Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t'i thënë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.

  4. Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo?''.

  5. Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: ''Pse më tundoni, o hipokritë?

  6. Më tregoni monedhën e taksës''. Atëherë ata i treguan një denar.

  7. Dhe ai u tha atyre: ''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''.

  8. Ata i thanë: ''E Cezarit''. Atëherë ai u tha atyre: ''Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë''.

  9. Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.