Skip to content

Vargje biblike për Pharez

11 vargje · 4 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: "Si ia çave rrugën vetes?". Për këtë arësye u quajt Perets.

  2. Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.

  3. Bijtë e Judës simbas familjeve të tyre qenë: nga Shelahu, familja e Shelanitëve; nga Peretsi, familja e Peretsitëve; nga Zerahu, familja e Zerahitëve.

  4. Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve.

  5. Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.

  6. Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.

  7. Uthai, bir i Amihudit, bir i Omrit, bir i Imrit, bir i Banit nga pasardhësit e Peretsit, birit të Judës.

  8. Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit,

  9. Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima.

  10. Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;

  11. bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;