Skip to content

Vargje biblike për Perfection: Unclassified scriptures relating to

67 vargje · 19 aspekte

Vargje për Unclassified scriptures relating to

Filtro sipas librit
  1. Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: "Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm;

  2. Kini pra kujdes të bëni atë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar; mos u shmangni as djathtas, as majtas;

  3. Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;

  4. Jini, pra, shumë të vendosur në zbatimin dhe vënien në praktikë të ligjit të Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,

  5. Le të jetë, pra, zemra juaj e dhënë plotësisht Zotit, Perëndisë tonë, për të ndjekur statutet e tij dhe për të respektuar urdhërimet e tij, si po bëni sot!".

  6. Ti Salomon, biri im njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji me gjithë zemër dhe me shpirt vullnetmirë, sepse Zoti heton të gjitha zemrat dhe kupton tërë qëllimet e mendimeve. Në rast se ti e kërkon, ai do të të lërë ta gjesh; por në rast se ti e braktis, ai do të të hedhë poshtë përjetë.

  7. dhe jepi Salomonit, birit tim, një zemër të ndershme, që ai të respektojë urdhërimet, porositë dhe statutet e tua, që të bëjë tërë këto gjëra dhe të ndërtojë tempullin për të cilin kam bërë përgatitjet".

  8. Kur do të kryejnë mëkate kundër teje (sepse nuk ka njeri që të mos kryejë mëkate) dhe ti, i zemëruar kundër tyre, do t'i braktisësh në dorë të armiqve që do t'i internojnë në një vend të largët ose të afërt,

  9. Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.

  10. Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.

  11. Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.

  12. Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.

  13. Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.

  14. Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime.

  15. Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.

  16. Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.

  17. Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër

  18. dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.

  19. Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.

  20. Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.

  21. Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;

  22. Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.

  23. Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.

  24. Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej''.

  25. Jezusi i tha: ''Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç'të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua''.