Skip to content

Vargje biblike për Ostriches

15 vargje · 3 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;

  2. strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,

  3. Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.

  4. Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.

  5. Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.

  6. duke harruar që një këmbë mund t'i shtypë ose një kafshë e fushave mund t'i shkelë.

  7. I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,

  8. sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.

  9. Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.

  10. Por aty do të pushojnë bishat e shkretëtirës, shtëpitë e tyre do të mbushen me huta, do të banojnë aty strucat, do të hedhin valle satirët.

  11. Në pallatet e tij do të rriten gjemba, në fortesat e tij hithra dhe carangtha; do të bëhet banesë për çakejtë, një vend i rrethuar për strucat.

  12. Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t'i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t'i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim.

  13. Prandaj do të banojnë aty kafshët e shkretëtirës me çakejtë dhe do të vendosen aty strucat. Nuk do të banohet kurrë më, as do të popullohet brez pas brezi.

  14. Edhe çakejtë japin gjirin për të ushqyer të vegjëlit e tyre, por bija e popullit tim është bërë mizore si strucët e shkretëtirës.

  15. Për këtë arsye unë do të nxjerr vajtime dhe rënkime, do të shkoj i zhveshur dhe lakuriq; do të nxjerr ankime angullima si çakalli, klithma të kobshme si të strucit.