Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Offerings

433 vargje · 61 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.

  2. Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:

  3. ''Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në mendjet e tyre'',

  4. Le të dalim, pra, drejt tij jashtë fushës, duke bartur poshtërimin e tij.

  5. Sepse nuk kemi këtu qytet të përhershëm, por kërkojmë atë që ka për të ardhur.

  6. Me anë të tij, pra, le t'i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.

  7. Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi.

  8. Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte mbi fron.