Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Masters

35 vargje · 26 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Mjerë ai që e ndërton shtëpinë e tij pa drejtësi dhe dhomat e saj të sipërme me paanësi, që e vë tjetrin të punojë për asgjë dhe nuk ia shpërblen punën e tij,

  2. Tani një centurion kishte një shërbëtor që e donte shumë; e kishte të sëmurë keq për vdekje.

  3. Dhe centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, i dërgoi disa pleq Judenj që ta lusnin të vinte e të shëronte shërbëtorin e tij.

  4. ai ishte njeri i perëndishëm dhe që e druante Perëndinë me gjithë shtëpinë e tij; i jepte shumë lëmoshë popullit dhe vazhdimisht i lutej Perëndisë.

  5. Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.

  6. Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,

  7. Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim.

  8. në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë!

  9. Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi.

  10. Sepse çfarë lavdie do të ishte po të duronit në qoftë se ju rrahin sepse keni bërë faje? Ndërsa, po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është hir para Perëndisë.