Skip to content

Vargje biblike për Leviathan

34 vargje · 8 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar?

  2. A mund t'i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t'i shposh nofullën me një çengel?

  3. A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla?

  4. A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë?

  5. A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua?

  6. Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?

  7. A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja?

  8. Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.

  9. Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.

  10. Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?

  11. Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.

  12. Nuk do t'i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.

  13. Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t'i afrohet me një fre të dyfishtë?

  14. Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?

  15. Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.

  16. Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.

  17. Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.

  18. Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.

  19. Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.

  20. Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.

  21. Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.

  22. Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.

  23. Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin.

  24. Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.

  25. Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar.