Skip to content

Vargje biblike për Hospitality: General references

52 vargje · 28 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Kur një i huaj banon bashkë me ju në vendin tuaj, mos e trajtoni keq.

  2. Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

  3. që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.

  4. Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

  5. Kur të kesh mbaruar së dhëni tërë të dhjetat e të ardhurave të tua në vitin e tretë, viti i të dhjetave, dhe ua ke dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, me qëllim që t'i hanë brenda portave të tua dhe të ngopen,

  6. do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjë nga urdhrat e tua.

  7. Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

  8. Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

  9. Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

  10. "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

  11. "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

  12. Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

  13. sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

  14. Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

  15. Agjërimi që më pëlqen a nuk është vallë ky: të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t'i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë?

  16. A nuk konsiston vallë në ndarjen e bukës sate me atë që ka uri, në sjelljen në shtëpinë tënde të të varfërit pa strehë, në të veshurit e atij që është lakuriq, pa lënë pas dore ata që janë nga gjaku yt?

  17. ''Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.

  18. Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.

  19. Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".

  20. Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.

  21. Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.

  22. Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.

  23. Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.

  24. Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."

  25. Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.