Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Employee

33 vargje · 4 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij".

  2. Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.

  3. Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t'u bëjë këtyre vreshtarëve?''.

  4. Ata i thanë: ''Ai do t'i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t'ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t'i japin prodhimet në kohën e vet''.

  5. Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.

  6. Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.

  7. Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.

  8. Rrogëtari ikën, sepse është rrogëtar dhe nuk do t'ia dijë për delet.