Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Cana: Marriage at

11 vargje · 3 aspekte

Vargje për Marriage at

  1. Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.

  2. Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.

  3. Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ''Nuk kanë më verë!''.

  4. Jezusi i tha: ''Ç'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''.

  5. Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ''Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!''.

  6. Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.

  7. Jezusi u tha: ''Mbushni enët me ujë!''. Dhe ata i mbushën deri në grykë.

  8. Pastaj u tha: ''Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës''. Dhe ata ia çuan.

  9. Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,

  10. dhe i tha: ''Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!''.

  11. Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.