Skip to content

Vargje biblike për Bridegroom

34 vargje · 7 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ti je e tëra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka në ty asnjë të metë.

  2. Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve.

  3. Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate.

  4. Sa e kënaqshme është dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa më e mirë se vera është dashuria jote dhe aroma e vajrave të tua të parfumuara është më e këndshme se gjithë aromat!

  5. Nusja ime, buzët e tua pikojnë si një huall mjaltë, mjaltë dhe qumësht ka nën gjuhën tënde, dhe aroma e rrobave të tua është si aroma e Libanit.

  6. Motra ime, nusja ime, është një kopsht i mbyllur, një burim i mbyllur, gurrë e vulosur.

  7. Filizat e tua janë një kopësht shegësh me fryte të zgjedhura me bimë të alkanës me nardo,

  8. me nardo dhe kroko, kanellë dhe çinamom, me të gjitha llojet e drurëve të temjanit, të mirrës dhe të aloes, me të gjitha aromat më të mira.

  9. Ti je një burim lulishtesh, një pus ujërash të freskëta, rrëkesh që dalin nga Libani.

  10. Zgjohu, o veri dhe eja, o jugë; fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij të përhapen! Le të hyjë i dashuri im në kopshtin e tij dhe të hajë frytet e zgjedhura!

  11. Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja", thotë Zoti, Zoti.

  12. "Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj.

  13. Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh.

  14. Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë.

  15. Të vura një unazë në hundë, vathë te veshët dhe një kurorë të mrekullueshme mbi krye.

  16. Kështu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li të hollë, me mëndafsh dhe me qëndisje. Ti hëngre majë mielli, mjaltë dhe vaj; u bëre shumë, shumë e bukur dhe arrite të mbretërosh.

  17. Nami yt u përhap midis kombeve për bukurinë tënde që ishte e përsosur, për shkak të shkëlqimit tim të madh që kisha vendosur mbi ty", thotë Zoti, Zoti.

  18. ''Atëherë mbretëria e qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.

  19. Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.

  20. Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;

  21. kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.

  22. Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.

  23. Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".

  24. Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.

  25. Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".