Skip to content

Vargje biblike për Bride: Figurative

17 vargje · 4 aspekte

Vargje për Figurative

  1. Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro populin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,

  2. dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.

  3. Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.

  4. Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.

  5. Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.

  6. Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.

  7. Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën.

  8. Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.

  9. Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja", thotë Zoti, Zoti.

  10. "Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj.

  11. Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh.

  12. Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë.

  13. Të vura një unazë në hundë, vathë te veshët dhe një kurorë të mrekullueshme mbi krye.

  14. Kështu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li të hollë, me mëndafsh dhe me qëndisje. Ti hëngre majë mielli, mjaltë dhe vaj; u bëre shumë, shumë e bukur dhe arrite të mbretërosh.

  15. Nami yt u përhap midis kombeve për bukurinë tënde që ishte e përsosur, për shkak të shkëlqimit tim të madh që kisha vendosur mbi ty", thotë Zoti, Zoti.

  16. Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t'i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!

  17. Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve''.