Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Betrayal

31 vargje · 4 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.

  2. Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.

  3. Ata u gëzuan dhe i premtuan t'i japin para.

  4. Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t'ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.

  5. Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.

  6. Dhe Jezusi i tha: ''Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?''.