Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 42:5rreth 588 p.e.s.

    Atëherë ata i thanë Jeremias: "Zoti le të jetë dëshmitar i vërtetë dhe besnik kundër nesh, po qe se ne nuk do të veprojmë sipas çdo fjale që Zoti, Perëndia yt, do të dërgojë të na thotë nëpërmjet teje.

  2. Jeremia 42:6rreth 588 p.e.s.

    Qoftë përgjigjja e tij e pëlqyer ose e papëlqyer, ne do t'i bindemi zërit të Zotit, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë me qëllim që të na vinë të mira duke iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tonë".

  3. Jeremia 42:7rreth 588 p.e.s.

    Pas dhjetë ditësh ndodhi që fjala e Zotit iu drejtua Jeremias.

  4. Jeremia 42:8rreth 588 p.e.s.

    Atëherë ai thirri Johananin, birin e Kareahut, tërë krerët e forcave që ishin bashkë me të dhe tërë popullin, nga më i vogli deri te më i madhi,

  5. Jeremia 42:9rreth 588 p.e.s.

    dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, tek i cili më dërguat me qëllim që t'i paraqitja lutjen tuaj:

  6. Jeremia 42:10rreth 588 p.e.s.

    "Në rast se vazhdoni të rrini në këtë vend, unë do t'ju vendos dhe nuk do t'ju shkatërroj, do t'ju mbjell dhe nuk do t'ju çrrënjos, sepse po pendohem për mjerimin që kam sjellë mbi ju.

  7. Jeremia 42:11rreth 588 p.e.s.

    Mos kini frikë nga mbreti i Babilonisë, prej të cilit trembeni; mos kini frikë prej tij", thotë Zoti, "sepse unë jam me ju, për t'ju shpëtuar dhe për t'ju çliruar nga dora e tij.

  8. Jeremia 42:12rreth 588 p.e.s.

    Unë do të jem i mëshirshëm me ju me qëllim që edhe ai të jetë i mëshirshëm me ju dhe t'ju bëjë të ktheheni në vendin tuaj".

  9. Jeremia 42:13rreth 588 p.e.s.

    Por në qoftë se, duke mos iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, ju thoni: "Nuk duam të qëndrojmë në këtë vend",

  10. Jeremia 42:14rreth 588 p.e.s.

    dhe thoni: "Jo, duam të shkojmë në vendin e Egjiptit, ku nuk do të shikojmë luftë as nuk do të dëgjojmë zërin e burisë dhe as nuk do të vuajmë më nga uria për bukë, dhe aty do të banojmë",

  11. Jeremia 42:15rreth 588 p.e.s.

    e mirë, pra, dëgjoje atëherë fjalën e Zotit, o mbetje e Judës! Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Në rast se me të vërtetë keni vendosur të shkoni në Egjipt dhe shkoni aty për t'u ngulitur,

  12. Jeremia 42:16rreth 588 p.e.s.

    shpata nga e cila keni frikë do t'ju arrijë aty, në vendin e Egjiptit, dhe uria prej së cilës kishit kaq frikë do t'ju ngjitet në trup atje në Egjipt dhe aty do të vdisni.

  13. Jeremia 42:17rreth 588 p.e.s.

    Do të ndodhë, pra, që tërë ata që kanë vendosur të shkojnë në Egjipt për të banuar atje, do të vdesin nga shpata, nga uria apo nga murtaja. Asnjë prej tyre nuk do të mbetet gjallë dhe nuk do t'i shpëtojë kësaj fatkeqësie që unë do të sjell mbi ta".

  14. Jeremia 42:18rreth 588 p.e.s.

    Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ashtu si zemërimi im dhe tërbimi im janë derdhur mbi banorët e Jeruzalemit, kështu tërbimi im do të derdhet mbi ju, kur të hyni në Egjipt, dhe do të bëheni objekt nëme, habije, mallkimi, turpi dhe nuk do ta shihni më këtë vend".

  15. Jeremia 42:19rreth 588 p.e.s.

    O mbetje e Judës, Zoti ju thotë: "Mos shkoni në Egjipt!". Dijeni mirë që sot ju kam paralajmëruar në mënyrë solemne.

  16. Jeremia 42:20rreth 588 p.e.s.

    Ju keni përdorur mashtrimin kundër vetes suaj, kur më dërguat tek Zoti, Perëndia juaj, duke thënë: "Lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë ato që ka për të thënë Zoti, Perëndia ynë, na i trego me besnikëri, dhe ne do t'i bëjmë".

  17. Jeremia 42:21rreth 588 p.e.s.

    Unë ua bëra të ditur sot; por ju nuk i bindeni zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe asgjëje nga ato që ka dërguar t'ju thotë nëpërmjet meje.

  18. Jeremia 42:22rreth 588 p.e.s.

    Por dijeni mirë, pra, që ju do të vdisni nga shpata nga uria dhe nga murtaja në vendin ku dëshironi të shkoni për të banuar".

  19. Jeremia 43:1rreth 588 p.e.s.

    Ndodhi që kur Jeremia mbaroi së njoftuari tërë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Perëndisë të tyre, tërë fjalët që Zoti, Perëndia i tyre, u kishte dërguar atyre,

  20. Jeremia 43:2rreth 588 p.e.s.

    Azaria, bir i Hoshajahut dhe Johanani, bir i Kareahut, dhe tërë njerëzit krenarë i thanë Jeremias: "Ti flet të pavërteta; Zoti, Perëndia ynë, nuk të ka dërguar të thuash: "Mos shkoni në Egjipt për të banuar atje",

  21. Jeremia 43:3rreth 588 p.e.s.

    por Baruku, bir i Neriahut, të nxit kundër nesh që të na japë në dorë të Kaldeasve, që ne të vdesim ose të na çojnë në robëri në Babiloni".

  22. Jeremia 43:4rreth 588 p.e.s.

    Kështu Johanani, bir i Kareahut, tërë krerët e forcave dhe tërë populli nuk iu bindën urdhrit të Zotit që të qëndronin në vendin e Judës.

  23. Jeremia 43:5rreth 588 p.e.s.

    Por Johanani, bir i Kareahut, dhe të gjithë krerët e forcave morën tërë të mbeturit e Judës që ishin kthyer nga të gjitha kombet ku ishin shpërndarë, për të banuar në vendin e Judës:

  24. Jeremia 43:6rreth 588 p.e.s.

    burrat, gratë, fëmijët, vajzat e mbretit dhe të gjithë personat që Nebuzaradani, komandanti i rojeve, kishte lënë bashkë me Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit, bashkë me profetin Jeremia dhe me Barukun, birin e Neriahut,

  25. Jeremia 43:7rreth 588 p.e.s.

    dhe shkuan në vendin e Egjiptit, sepse nuk iu bindën zërit të Zotit, dhe arritën deri në Tahpanhes.