Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Amosi 6:14rreth 787 p.e.s.

    "Sepse ja, o shtëpia e Izraelit", thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, "unë do të ngre kundër jush një komb, që do t'ju shtypë nga hyrja e Hamathit deri të përroi i Arabahut".

  2. Amosi 7:1rreth 787 p.e.s.

    Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti: ai formonte karkaleca kur fillonte të rritej bari i dytë; dhe ja, bari i dytë vinte mbas korrjes së mbretit.

  3. Amosi 7:2rreth 787 p.e.s.

    Kur ato mbaruan së ngrëni barin e tokës, unë thashë: "Zot, Zot, oh, na fal, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".

  4. Amosi 7:3rreth 787 p.e.s.

    Zoti u pendua për këtë: "Kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti.

  5. Amosi 7:4rreth 787 p.e.s.

    Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti: Zoti, Zoti shpalli se do mbronte çështjen e tij me zjarr; dhe zjarri gllabëroi humnerën e madhe dhe gllabëroi një pjesë të vendit.

  6. Amosi 7:5rreth 787 p.e.s.

    Atëherë unë i thashë: "Zoti, Zoti, oh, jepi fund, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".

  7. Amosi 7:6rreth 787 p.e.s.

    Zoti u pendua për këtë: "As kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti, Zoti.

  8. Amosi 7:7rreth 787 p.e.s.

    Ja ç'më bëri të shoh: Zoti rrinte drejt mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe me një plumbçe në dorë.

  9. Amosi 7:8rreth 787 p.e.s.

    Zoti më tha: "Amos, çfarë shikon?". Unë iu përgjigja: "Një plumbçe". Atëherë Zoti tha: "Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.

  10. Amosi 7:9rreth 787 p.e.s.

    Vendet e larta të Isakut do të prishen dhe shenjtëroret e Izraelit do të shkatërrohen; unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit".

  11. Amosi 7:10rreth 787 p.e.s.

    Atëherë Amatsiahu, prifti i Bethelit, i çoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit: "Amosi komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit; vendi nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij.

  12. Amosi 7:11rreth 787 p.e.s.

    Në fakt Amosi ka thënë kështu: "Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe Izraeli do të internohet me siguri larg vendit të tij"".

  13. Amosi 7:12rreth 787 p.e.s.

    Amatsiahu i tha Amosit: "Shikues, shko, ik në vendin e Judës; atje ke për të ngrënë bukë dhe atje do të profetizosh;

  14. Amosi 7:13rreth 787 p.e.s.

    por mos profetizo më në Bethel, sepse është shenjtërorja e mbretit dhe selia mbretërore".

  15. Amosi 7:14rreth 787 p.e.s.

    Atëherë Amosi u përgjigj dhe i tha Amatsiahut: "Unë nuk isha profet as bir profeti, por isha bari dhe rrisja fiq egjipti.

  16. Amosi 7:15rreth 787 p.e.s.

    Zoti më mori pas kopesë dhe Zoti më tha: "Shko, profetizoi popullit tim të Izraelit".

  17. Amosi 7:16rreth 787 p.e.s.

    Prandaj tani dëgjo fjalën e Zotit: Ti po thua: "Mos profetizo kundër Izraelit dhe mos fol më kundër shtëpisë së Isakut".

  18. Amosi 7:17rreth 787 p.e.s.

    Prandaj kështu flet Zoti: "Gruaja jote do të kurvërohet në qytet, bijtë dhe bijat e tu do të vriten nga shpata dhe vendi yt do të ndahet me litar; ti do të vdesësh në tokë të papastër dhe Izraeli patjetër do të internohet larg vendit të tij"".

  19. Amosi 8:1rreth 787 p.e.s.

    Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti: ishte një shportë me fruta vere.

  20. Amosi 8:2rreth 787 p.e.s.

    Ai më tha: "Amos, çfarë po shikon?". Unë u përgjigja: "Një shportë me fruta vere". Zoti më tha: "Erdhi fundi për popullin tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.

  21. Amosi 8:3rreth 787 p.e.s.

    Atë ditë këngët e tempullit do të bëhen vajtime", thotë Zoti, Zoti. "Do të ketë kudo shumë kufoma; do t'i hedhin jashtë në heshtje".

  22. Amosi 8:4rreth 787 p.e.s.

    Dëgjoni këtë, o ju që gllabëroni nevojtarin dhe shfarosni të varfërit e vendit,

  23. Amosi 8:5rreth 787 p.e.s.

    dhe thoni: "Kur do të kalojë hëna e re që të mund të shesim grurin, dhe e shtuna që të fillojmë shitjen e grurit, duke e zvogëluar efan dhe duke rritur siklin, duke falsifikuar peshoret për të mashtruar,

  24. Amosi 8:6rreth 787 p.e.s.

    duke i blerë të varfrit me para, nevojtarin për një palë sandale dhe duke shitur edhe skarcitetet e grurit?".

  25. Amosi 8:7rreth 787 p.e.s.

    Zoti është betuar për krenarinë e Jakobit: "Nuk do të harroj asnjë nga veprat e tyre.