Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.

  2. Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.

  3. Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra.

  4. Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.

  5. Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.

  6. Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.

  7. Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.

  8. Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.

  9. Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.

  10. Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.

  11. Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.

  12. Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.

  13. Por të pabesët do të vdesin dhe armiqtë e Zotit do të konsumohen dhe do të bëhen tym si dhjami i qengjave.

  14. Sepse të bekuarit nga Zoti do të trashëgojnë tokën, por ata që janë mallkuar prej tij do të shfarosen.

  15. Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.

  16. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.

  17. Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t'i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen.

  18. Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.

  19. Zoti nuk do ta lërë në duart e tij dhe nuk do të lejojë që të dënohet, kur të gjykohet.

  20. Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë të shfarosur, ti do ta shikosh.

  21. Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë.

  22. Dhe Zoti i ndihmon dhe i çliron; i çliron nga të pabesët dhe i shpëton, sepse kanë gjetur strehë tek ai.

  23. O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.

  24. Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.

  25. Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.