Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.

  2. Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.

  3. Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.

  4. Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.

  5. Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.

  6. Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.

  7. Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.

  8. Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.

  9. Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.

  10. Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.

  11. Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.

  12. Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.

  13. Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.

  14. Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,

  15. Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.

  16. Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.

  17. Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.

  18. Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.

  19. Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.

  20. Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.

  21. Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.

  22. Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.

  23. Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.

  24. Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.

  25. Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.