Skip to content
Mateu 27:45-54

Mateu 27:45-54

45
Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.
46
Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethënë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''.
47
Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë: ''Ky po thërret Elian''.
48
Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.
49
Por të tjerët thonin: ''Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar''.
50
Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.
51
Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë;
52
varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;
53
dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.
54
Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: ''Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!''.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options