Skip to content
Luka 1:52-76

Luka 1:52-76

52
i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;
53
i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.
54
Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,
55
ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.
56
Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.
57
Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.
58
Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.
59
Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;
60
por e ëma ndërhyri dhe tha: ''Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon''.
61
Dhe ata i thanë: ''S'ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër''.
62
Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t'i quhej.
63
Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ''Emri i tij është Gjon''. Dhe të gjithë u mrrekulluan.
64
Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.
65
Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.
66
Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: ''Vallë kush do të jetë ky fëmijë?''. Dhe dora e Zotit ishte me të.
67
Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:
68
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;
69
dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
70
ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë
71
prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,
72
për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,
73
betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,
74
për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,
75
në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.
76
Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options