Vargje biblike për The Affections: Upon the commandments of God
Vargje për Upon the commandments of God
Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.
Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;
janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.
Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.
Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.
Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.