Vargje biblike për Repentance: The present time the season for
Vargje për The present time the season for
Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
"mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,
Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.
Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër.
sepse ai thotë: ''Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova''. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.
mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë,
ku etërit tuaj më tunduan duke më vënë në sprovë, ndonëse i kishin parë veprat e mia dyzet vjet.
Sepse, në qoftë se Jozueu do t'u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër.