Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Priests: Divided by David into twenty-four courses

22 vargje · 86 aspekte

Vargje për Divided by David into twenty-four courses

  1. Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

  2. Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

  3. Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.

  4. Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.

  5. Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.

  6. Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.

  7. I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,

  8. i treti Harimi, i katërti Seorimi,

  9. i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,

  10. i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,

  11. i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,

  12. i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,

  13. i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,

  14. i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,

  15. i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,

  16. i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,

  17. i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,

  18. i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.

  19. Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

  20. Duke iu përmbajtur normave të Davidit, atit të tij, ai vendosi klasat e priftërinjve për shërbimin e tyre, Levitët në funksionet e tyre (të lëvdojnë Zotin dhe të shërbejnë para priftërinjve) sipas detyrave të përditshme, dhe derëtarët sipas klasave të tyre në çdo portë, sepse kështu kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Perëndisë.

  21. Vendosuni sipas shtëpive tuaja atërore, sipas klasave tuaja, në bazë të udhëzimeve të shkruara të Davidit, mbretit të Izraelit, dhe të Salomonit, birit të tij;

  22. qëndroni në shenjtërore sipas ndarjeve të shtëpive atërore të vëllezërve tuaj, bij të popullit, dhe pjesa e shtëpisë atërore të Levitëve.