Skip to content

Vargje biblike për Phylactery

10 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Dhe do të jetë për ty si një shenjë mbi dorën tënde dhe si një kujtim ndër sytë e tu, me qëllim që ligji i Zotit të jetë në gojën tënde; sepse Zoti të bëri të dalësh nga Egjipti me dorë të fuqishme.

  2. Kjo do të jetë si një shenjë mbi dorën tënde dhe një ballore midis syve të tu, sepse Zoti na bëri të dalim nga Egjipti me dorë të fuqishme".

  3. Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.

  4. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.

  5. Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde;

  6. do t'ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.

  7. Do t'i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve,

  8. dhe do t'i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua.

  9. Do t'i shtini këto fjalë në zemrën dhe në mëndjen tuaj, do t'i lidhni si një shenjë në dorë dhe do të jenë si ballore midis syve;

  10. Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t'u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.