Skip to content

Vargje biblike për Parables: Ten virgins

13 vargje · 74 aspekte

Vargje për Ten virgins

  1. ''Atëherë mbretëria e qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.

  2. Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.

  3. Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;

  4. kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.

  5. Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.

  6. Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".

  7. Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.

  8. Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".

  9. Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

  10. Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.

  11. Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

  12. Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

  13. Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.