Vargje biblike për Nicodemus
Vargje kyçe biblike
Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.
Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: ''Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të''.
Jezusi iu përgjigj dhe tha: ''Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë''.
Nikodemi i tha: ''Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?''.
Jezusi u përgjigj: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë.
Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma''.
Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: ''Si mund të ndodhin këto gjëra?''.
Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:
''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''.
Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s'ka dalë kurrë profet''.
Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.