Vargje biblike për Natural Life
Vargje kyçe biblike
Pastaj i tha Adamit: "Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: "Mos ha prej saj", toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të
Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave;
do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh".
Atëherë Ezekia e ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut Zotit:
"Të lutem shumë, o Zot, kujto si kam ecur para teje me besnikëri, me zemër të pastër, dhe kam bërë atë që është mirë në sytë e tu". Pastaj Ezekia qau me të madhe.
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Isaias, duke thënë:
"Shko dhe i thuaj Ezekias: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, ati yt: E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tua; ja, do t'u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua;
Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''.
Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.
Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.