Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Heart: Known to God

17 vargje · 2 aspekte

Vargje për Known to God

  1. Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

  2. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

  3. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.

  4. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.

  5. Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.

  6. Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.

  7. Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

  8. Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.

  9. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,

  10. edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

  11. Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:

  12. terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.

  13. Dhe unë do t'ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t'u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t'u jap një zemër prej mishi,

  14. me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t'i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.

  15. Po për ata të cilët kanë zemër që vë në zbatim gjërat e tyre të urrejtshme dhe të neveritshme, do të bëj që mbi kokën e tyre të bjerë sjellja e tyre", thotë Zoti, Zoti.

  16. Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t'ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.

  17. Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi.