Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Epistles

38 vargje · 3 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.

  2. Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.

  3. Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,

  4. sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.

  5. Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.

  6. I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.

  7. Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha.

  8. Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.

  9. Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.

  10. Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë;

  11. por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht.

  12. Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një.

  13. Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht: