Skip to content

Vargje biblike për Christian Graces: General references

27 vargje · 1 aspekt

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. ''Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

  2. Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.

  3. Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.

  4. Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.

  5. Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.

  6. Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.

  7. Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.

  8. Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

  9. Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.

  10. Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,

  11. këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.

  12. Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.

  13. Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.

  14. Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.

  15. Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!

  16. Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,

  17. nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;

  18. nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

  19. i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

  20. Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,

  21. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

  22. Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.

  23. mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.

  24. Sepse nëse këto gjëra gjendën në ju me shumicë, nuk do t'ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

  25. Sepse ai që nuk i ka këto gjëra është i verbër dhe dritëshkurtër, sepse harroi pastrimin nga mëkatet e tij të vjetër.