Vargje biblike për Children: Alienated, Ishmael, to gratify Sarah
Vargje për Alienated, Ishmael, to gratify Sarah
Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.
Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun".
Kjo gjë s'i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij.
Por Perëndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd.
Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt".
Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.
Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje.