Vargje biblike për Birthright
Vargje kyçe biblike
Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.
Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arësye e quajtën Edom.
Por Jakobi iu përgjegj: "Më shit më parë parëbirninë tënde".
Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç'dobi kam nga parëbirnia?".
Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.
Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.
Në qoftë se një burrë ka dy gra, dhe njerën e dashuron dhe tjetrën e urren, dhe si e dashuruara ashtu dhe ajo e urryera i kanë lindur fëmijë, në rast se i parëlinduri është fëmija e gruas së urryer,
ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t'i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlinduri;
por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.
Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë.
Ndonëse Juda mbizotëroi mbi vëllezërit e tij dhe nga ai rrodhi një shef, e drejta e parëbirnisë i takonte Jozefit.
iu tha asaj: ''Më i madhi do t'i shërbejë më të voglit'',
siç është shkruar: ''E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun''.