Skip to content

Vargje biblike për Atheism

21 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,

  2. ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.

  3. Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?

  4. Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

  5. Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

  6. Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

  7. Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.

  8. Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.

  9. Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.

  10. Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.

  11. Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.

  12. Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.

  13. I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.

  14. I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.

  15. Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.

  16. Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.

  17. I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.

  18. U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.

  19. Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".

  20. meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.

  21. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.