Skip to content

Vargje biblike për Apostles: Names of

11 vargje · 11 aspekte

Vargje për Names of

  1. Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, i quajtur Pjetër dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;

  2. Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;

  3. Simon Kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që më pas e tradhtoi.

  4. Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;

  5. Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";

  6. Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,

  7. dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.

  8. Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj:

  9. Simonin, të cilit i vuri emrin Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin dhe Bartolomeun,

  10. Mateun dhe Thomain, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, që e quanin Zelota,

  11. Judën, vëllanë e Jakobit dhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.