Skip to content

Vargje biblike për Abomination

20 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

  1. Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt.

  2. sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

  3. Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

  4. sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

  5. zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

  6. dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

  7. Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

  8. Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

  9. Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.

  10. Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.

  11. Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.

  12. Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

  13. Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

  14. Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

  15. Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

  16. Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

  17. Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.

  18. Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.

  19. Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

  20. Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.