- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 605–538 BC
The Babylonian Exile
Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.
Vargje nga kjo periudhë
- Ezekieli 13:3rreth 594 p.e.s.
Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë profetët e pamend që ndjekin frymën e tyre duke mos parë asgjë.
- Ezekieli 13:4rreth 594 p.e.s.
O Izrael, profetët e tu kanë qenë si dhelpra në shkretëtirë.
- Ezekieli 13:5rreth 594 p.e.s.
Ju nuk jeni ngjitur mbi të çara dhe as nuk keni ndërtuar ndonjë mur rreth shtëpisë së Izraelit për të rezistuar në betejën në ditën e Zotit.
- Ezekieli 13:6rreth 594 p.e.s.
Kanë pasur vegime të rreme dhe shortari të gënjeshtërta dhe thonë: "Zoti ka thënë", ndërsa Zoti nuk i ka dërguar. Megjithatë ata shpresojnë që fjala e tyre të plotësohet.
- Ezekieli 13:7rreth 594 p.e.s.
A nuk keni pasur vallë vegime të rreme dhe a nuk keni shqiptuar shortari të gënjeshtra? Ju thoni: "Zoti ka thënë", kurse unë nuk kam folur".
- Ezekieli 13:8rreth 594 p.e.s.
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se keni thënë gënjeshtra dhe keni pasur vegime të gënjeshtërta, ja ku jam kundër jush", thotë Zoti, Zoti.
- Ezekieli 13:9rreth 594 p.e.s.
"Dora ime do të jetë kundër profetëve që kanë vegime të rreme dhe shqiptojnë shortari të gënjeshtra. Ata nuk do të marrin pjesë në këshillën e popullit tim, nuk do të jenë të shkruar në rregjistrin e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti.
- Ezekieli 13:10rreth 594 p.e.s.
Sepse, po, sepse kanë bërë popullin tim të devijojë, duke i thënë: 'Paqe', kur nuk ka paqe, dhe kur një njeri ndërton një mur, ata e suvatojnë me një llaç që nuk mban,
- Ezekieli 13:11rreth 594 p.e.s.
u thuaj atyre që e suvatojnë me llaç që nuk mban, se ai ka për të rënë. Do të vijë një shi i rrëmbyer dhe ju, o gurë breshëri, do të rrëzoheni; do të shpërthejë një erë e stuhishme,
- Ezekieli 13:12rreth 594 p.e.s.
dhe ja, kur do të rrëzohet muri, nuk do t'ju thuhet vallë: "Ku është llaçi me të cilin e keni suvatuar?"".
- Ezekieli 13:13rreth 594 p.e.s.
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Në tërbimin tim do të bëj që të shpërthejë një erë e stuhishme, në zemërimin tim do të bëj që të bjerë një shi i rrëmbyer dhe në tërbimin tim disa gurë breshri për një shfarosje të plotë.
- Ezekieli 13:14rreth 594 p.e.s.
Kështu do të shemb murin që keni suvatuar me llaç që nuk mban, do të hedh për tokë dhe themelet e tij do të zbulohen; ai do të rrëzohet dhe ju do të shkatërroheni bashkë me të; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
- Ezekieli 13:15rreth 594 p.e.s.
Kështu do të shfryj tërbimin tim mbi murin dhe mbi ata që kanë suvatuar me llaç që nuk mban; dhe do t'ju them: "Muri nuk është më dhe as ata që e suvatonin,
- Ezekieli 13:16rreth 594 p.e.s.
domethënë, profetët e Izraelit që profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin për të vegime paqeje, ndërsa nuk kishte paqe", thotë Zoti, Zoti.
- Ezekieli 13:17rreth 594 p.e.s.
"Por tani ti, bir njeriu, kthe fytyrën nga vajzat e popullit tënd që profetizojnë sipas zemrës së tyre dhe profetizo kundër tyre,
- Ezekieli 13:18rreth 594 p.e.s.
dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë gratë që qepin rripa në të gjitha kyçet e dorës dhe bëjnë vela për kokat e çdo lartësie për të gjuajtur shpirtërat. A besoni ju të gjuani shpirtërat e popullit tim dhe të shpëtoni jetën tuaj?
- Ezekieli 13:19rreth 594 p.e.s.
Ju më përdhosni në mes të popullit tim për disa grushte elbi dhe për disa copa buke, duke bërë të vdesin shpirtëra që nuk duhet të vdisnin dhe duke bërë të jetojnë shpirtëra që nuk duhet të jetonin, duke e gënjyer popullin tim që u vë veshin gënjeshtrave".
- Ezekieli 13:20rreth 594 p.e.s.
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër rripave tuaja me të cilat ju gjuani shpirtërat sikur të ishin zogj; do t'i shkëpus nga krahët tuaja dhe do t'i çliroj shpirtërat, ato shpirtëra që ju i gjuani si zogj.
- Ezekieli 13:21rreth 594 p.e.s.
Gjithashtu do të heq velat tuaja dhe do të çliroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do të jetë më një pre në duart tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
- Ezekieli 13:22rreth 594 p.e.s.
Në fakt e keni brengosur zemrën e të drejtit me gënjeshtra, kur unë nuk e brengosja, dhe keni fortësuar duart e të pabesit, që të mos shmanget nga rruga e tij e keqe për të mbetur në jetë.
- Ezekieli 13:23rreth 594 p.e.s.
Prandaj nuk do të keni më vegime të rreme dhe nuk do të praktikoni më shortarinë, dhe unë do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".
- Ezekieli 14:1rreth 594 p.e.s.
Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.
- Ezekieli 14:2rreth 594 p.e.s.
Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
- Ezekieli 14:3rreth 594 p.e.s.
"Bir njeriu, këta njerëz kanë ngritur idhujt e tyre në zemrën e tyre dhe kanë vënë para tyre pengesën që i bën të bien në paudhësi. A do ta lë veten të konsultohem prej tyre?
- Ezekieli 14:4rreth 594 p.e.s.
Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Cilido qoftë nga shtëpia e Izraelit që i ngre idhujt e tij në zemrën e tij, dhe vë para vetes pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, do t'i përgjigjem unë, Zoti, lidhur me këtë, sipas morisë së idhujve të tij,