Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Moses & The Exodus

God raises up Moses to confront Pharaoh; the ten plagues culminate in Israel's dramatic deliverance from four centuries of bondage.

415 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Eksodi 6:28rreth 1491 p.e.s.

    Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,

  2. Eksodi 6:29rreth 1491 p.e.s.

    kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them".

  3. Eksodi 6:30rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: "Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?".

  4. Eksodi 7:1rreth 1491 p.e.s.

    Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.

  5. Eksodi 7:2rreth 1491 p.e.s.

    Ti do të thuash tërë ato që do të të urdhëroj unë dhe vëllai yt Aaroni do t'i flasë Faraonit, që t'i lërë të shkojnë bijtë e Izraelit nga vendi i tij.

  6. Eksodi 7:3rreth 1491 p.e.s.

    Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t'i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.

  7. Eksodi 7:4rreth 1491 p.e.s.

    Prandaj Faraoni nuk do t'jua vërë veshin, dhe kështu unë do ta zgjas dorën mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga vendi i Egjiptit radhët e mia, popullin tim, bijtë e Izraelit, duke dhënë ndëshkime të mëdha.

  8. Eksodi 7:5rreth 1491 p.e.s.

    Egjiptasit do të marrin vesh atëherë që unë jam Zoti, kur do të shtrij dorën time mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga mesi i tyre bijtë e Izraelit".

  9. Eksodi 7:6rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtusiç i kishte urdhëruar Zoti.

  10. Eksodi 7:7rreth 1491 p.e.s.

    Kur i folën Faraonit, Moisiu ishte tetëdhjetë vjeç dhe Aaroni tetëdhjetë e tre.

  11. Eksodi 7:8rreth 1491 p.e.s.

    Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  12. Eksodi 7:9rreth 1491 p.e.s.

    "Kur Faraoni t'ju flasë dhe t'ju thotë: "Bëni një mrekulli", ti do t'i thuash Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër"".

  13. Eksodi 7:10rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij përpara Faraonit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ai u bë gjarpër.

  14. Eksodi 7:11rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë edhe Faraoni thirri të diturit dhe yshtësit; dhe magjistarët e Egjiptit me artin e tyre të fshehtë bënë edhe ata të njëjtën gjë.

  15. Eksodi 7:12rreth 1491 p.e.s.

    Secili prej tyre hodhi bastunin e tij, dhe bastunët u bënë gjarpërinj; por bastuni i Aaronit i përpiu bastunët e tyre.

  16. Eksodi 7:13rreth 1491 p.e.s.

    Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.

  17. Eksodi 7:14rreth 1491 p.e.s.

    Zoti i tha Moisiut: "Zemra e Faraonit është ngulmuese;

  18. Eksodi 7:15rreth 1491 p.e.s.

    ai nuk pranon ta lërë popullin të shkojë. Shko te Faraoni nesër në mëngjes, kur ai ka për të dalë për të vajtur drejt ujit. Ti do të qëndrosh ta presësh në breg të lumit dhe do të marrësh në dorë bastunin që është shndërruar në gjarpër.

  19. Eksodi 7:16rreth 1491 p.e.s.

    Dhe do t'i thuash: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve, më ka dërguar te ti që të të them: Lëre popullin tim të shkojë që të më shërbejë në shkretëtirë; por ja, deri tani nuk ke dëgjuar".

  20. Eksodi 7:17rreth 1491 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "Nga kjo do të kuptosh që unë jam Zoti; ja, me bastunin që kam në dorë unë do të rrah ujërat që janë në lumë, dhe ato do të shndërrohen në gjak.

  21. Eksodi 7:18rreth 1491 p.e.s.

    Dhe peshqit që janë në lumë do të ngordhin, lumi do të mbajë erë të keqe, dhe Egjiptasve do t'u vijë ndot të pinë ujin e lumit"".

  22. Eksodi 7:19rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Zoti i tha Moisiut: "Thuaji Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe shtrije dorën mbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë e tij, mbi kanalet e tij, mbi pellgjet e tij dhe mbi të gjitha depot e ujit; kështu ato do të bëhen gjak. Dhe do të ketë gjak në të gjithë vendin e Egjiptit, si në enët prej druri ashtu dhe në enët prej guri"".

  23. Eksodi 7:20rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu dhe Aaroni vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Kështu ai ngriti bastunin dhe rrahu ujërat që ndodheshin në lumë, para syve të Faraonit dhe para syve të shërbëtorëve të tij; dhe të gjitha ujërat që ishin në lumë u shndërruan në gjak.

  24. Eksodi 7:21rreth 1491 p.e.s.

    Dhe peshqit që ishin në lumë ngordhën; dhe lumi u qelb, kështu që Egjiptasit nuk mund të pinin më ujët e lumit. Kështu pati gjak në tërë vendin e Egjiptit.

  25. Eksodi 7:22rreth 1491 p.e.s.

    Por magjistarët e Egjiptit bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta; dhe zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.