Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

  2. Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.

  3. Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;

  4. të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,

  5. Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.

  6. Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!

  7. Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë.

  8. Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen.

  9. Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët.

  10. Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë.

  11. për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.

  12. Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.

  13. Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.

  14. Lumenjtë kanë ngritur, o Zot, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë kanë ngritur valët e tyre plot zhurmë;

  15. por Zoti në vëndet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit.

  16. Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.

  17. O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.

  18. Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.

  19. Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?

  20. Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.

  21. dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".

  22. Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?

  23. Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?

  24. Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.

  25. Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,