Skip to content
Mateu 24:38-51

Mateu 24:38-51

38
Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;
39
dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.
40
Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet.
41
dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.
42
Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.
43
Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t'i shpërthehej shtëpia.
44
Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni''.
45
''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?
46
Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.
47
Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.
48
Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",
49
dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;
50
zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;
51
do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options