Skip to content

Vargje biblike për Virgin

35 vargje · 10 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.

  2. Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".

  3. Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.

  4. Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".

  5. Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

  6. Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.

  7. Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

  8. Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

  9. Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.

  10. te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.