Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Ishmaelites

32 vargje · 30 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. I dilni para të eturit duke i sjellë ujë, o banorë të vendit të Temas; i kanë dalë përpara ikanakut me bukën e tyre.

  2. Sepse ata ikin para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të nderur, para tërbimit të betejës.

  3. Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket;

  4. dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit".

  5. Dedani, Tema, Buzi dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës;

  6. tërë mbretërit e Arabisë, tërë mbretërit e popullatës së përzier që banon në shkretëtirë;

  7. tërë mbretërit e Zimrit, tërë mbretërit e Elamit,