Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Call of God: Illustrated

7 vargje · 33 aspekte

Vargje për Illustrated

  1. Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t'ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.

  2. Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.

  3. Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t'u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.

  4. Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,

  5. si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.

  6. Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.

  7. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.