Skip to content

Vargje biblike për Shishak

11 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Prandaj Salomoni kërkoi të shkaktonte vdekjen e Jeroboamit; por Jeroboami u ngrit dhe iku në Egjipt pranë Shishakut, mbretit të Egjiptit, dhe qëndroi në Egjipt deri sa vdiq Salomoni.

  2. Në vitin e pestë të mbretit Roboam, mbreti i Egjiptit Sishak doli kundër Jeruzalemit,

  3. dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë, duke përfshirë shqytat e arta që Salomoni kishte bërë.

  4. Në vitin e pestë të mbretit Roboam, Shishaku, mbret i Egjiptit, doli kundër Jeruzalemit (sepse ata kishin kryer mëkate kundër Zotit),

  5. me njëmijë e dyqind qerre dhe gjashtëdhjetë mijë kalorës; dhe bashkë me të erdhi nga Egjipti një popull i pallogaritshëm: Libianë, Sukej dhe Etiopias.

  6. Ai pushtoi qytetet e fortifikuara që ishin pronë e Judës dhe arriti deri në Jeruzalem.

  7. Atëherë profeti Shemajah shkoi te Roboami dhe te krerët e Judës, që ishin mbledhur në Jeruzalem nga frika e Shishakut, dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti: "Ju më kini braktisur, prandaj edhe unë ju braktis në duart e Shishakut"".

  8. Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën dhe thanë: "Zoti është i drejtë".

  9. Kur Zoti pa që ata ishin përulur, fjala e Zotit iu drejtua Shemajahut, duke i thënë: "Me qenë se ata u përulën, unë nuk do t'i shkatërroj, por do t'ju jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jeruzalemit nëpërmjet Shishakut.

  10. Megjithatë do t'i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç'do të thotë të më shërbesh mua dhe t'u shërbesh mbretërive të kombeve".

  11. Kështu Shishaku, mbret i Egjiptit, u sul kundër Jeruzalemit dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë; mori edhe mburojat prej ari që kishte bërë Salomoni.