Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Science: Observations of, and deductions from, facts

13 vargje · 3 aspekte

Vargje për Observations of, and deductions from, facts

  1. Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

  2. I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

  3. E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

  4. Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

  5. Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.

  6. Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

  7. Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

  8. Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

  9. dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen.

  10. Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën.

  11. Ajo që është e shtrëmbër nuk mund të drejtohet dhe ajo që mungon nuk mund të numërohet.

  12. Unë kam folur me zemrën time, duke thënë: "Ja, kam fituar madhështi dhe dituri më të madhe se të gjithë ata që kanë mbretëruar para meje në Jeruzalem dhe zemra ime ka parë shumë dituri dhe njohuri".

  13. Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.