Skip to content

Vargje biblike për Perizzites

10 vargje · 4 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë.

  2. Hitejtë, Perezejtë, Refejtë,

  3. Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.

  4. sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t'i shfaros ata.

  5. por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,

  6. Kështu bijtë e Izraelit banuan në mes të Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve;

  7. u martuan me bijat e tyre dhe u dhanë bijat e veta për gra bijve të tyre, dhe u shërbyen perëndive të tyre.

  8. Kështu bijtë e Izraelit bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe i shërbyen Baalit dhe Asherothit.

  9. Mbasi përfunduan këto gjëra, krerët erdhën tek unë, duke thënë: "Populli i Izraelit, priftërinjtë dhe Levitët nuk janë ndarë nga popujt e këtyre vendeve, për gjërat e neveritshme të Kananejve, të

  10. Në fakt ata kanë marrë si bashkëshorte disa nga bijat e tyre për vete dhe për bijtë e tyre, duke përzier kështu fisin e shenjtë me popujt e këtyre vendeve. Mjerisht gjyqtarët kanë qenë të parët që e kryen këtë mëkat".