Skip to content

Vargje biblike për Penitent

131 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.

  2. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,

  3. sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet''.

  4. Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.

  5. Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''.

  6. Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.