Vargje biblike për Love to Man: Visiting the sick, &c
Vargje për Visiting the sick, &c
Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve,
në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit,
(por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve)
në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej,
në rast se ijet e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi,
në qoftë se kam ngritur dorën kundër jetimit, sepse e dija që do të ndihmohesha tek porta,
supi im u ndaftë nga shpatulla, krahu im u theftë në bërryl!