Skip to content

Vargje biblike për Eternal Life

19 vargje · 33 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.

  2. Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës''.

  3. Atëherë Judenjtë filluan të diskutojnë njeri me tjetrin duke thënë: ''Si mundet ky të na japë të hamë mishin e tij?''.

  4. Prandaj Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj.

  5. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

  6. Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.

  7. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.

  8. Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim.

  9. Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë''.

  10. siç është shkruar: ''Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.

  11. Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.

  12. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.

  13. Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;

  14. goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;

  15. këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;

  16. në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,

  17. dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;

  18. nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre''.

  19. Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t'i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,