Vargje biblike për Eternal Life: Cannot be inherited by works
Vargje për Cannot be inherited by works
siç është shkruar: ''Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.
Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.
Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.
Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;
goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;
këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,
dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;
nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre''.
Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t'i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,